A ka metoda të tjera për të sjellë Metën në Komision? Bushka: Nuk mund të ndërmarrim veprime të tjera

A ka metoda të tjera për të…

“Komisioni Hetimor vepron në nbazë të ligjeve, e kemi detyrim t’a thërrasim presidentin të dëgjohet. Ne veprojmë për aq sa është e mundur të veprohet, sipas rregullave, nëse personi i thirrur nuk paraqitet mund të përdoret edhe sjellja me forcë e tij në Komision.

Më rezulton që Komisioni Hetimor ka përcejllë në mënyrë objektive dhe të drejtë thirrjen që presidenti, por kemi jo vetëm një gjuhë që nuk i shkon për shtat të Presidentit ndaj kuvendit.

Mungon vullneti i presidentit për të marrë pjesë në këtë komision hetimor sepse nuk e njeh dhe e konsideron këtë si një procedurë fiktive që po përdoret nga Kuvendi.

Ky Komision Hetimor po zbaton detyrat e dhëna nga Kuvendi i Republikës, për një çështje me rëndësi shumë të madhe.

Del qartë se në shkresë ne kemi vullnetin e qartë të Presidentit për të mos marrë pjesë. Sigurisht që kodi i parashikon mjetet për t’a bërë të mundur shoqërimin e tij me forcë, por ëprsa kohë që mungon vullneti unë mendoj se është e padobishme në rastin kur mungon vullneti.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit