"A mund të përfaqësosh të drejtat e mohuara të grave kur je pjesë e një spektakli ku gratë trajtohen si kavie televizive"?!

“A mund të përfaqësosh të drejtat e…

Elona Caslli

Nuk na dalin llogaritë

Zhaklin Lekatari e njohur nga publiku i gjerë si ithtarja e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe përfituese e projekteve të Veliajt në kohë pandemie dhe jo vetëm, është shfaqur së fundmi si opinioniste në formatin “”” edukativ””” ” Love story” të drejtuar nga Vejsiu dhe Grabocka.

Lekatari përligji zhveshjen e një vajze në mes të qytetit kohë më parë me alibinë se revolta nuk njeh kufij dhe se të drejtat e vajzave dhe të grave duhen mbrojtur me çdo kusht.

Pyetjet që lindin krejt natyrshëm për Lekatarin dhe të ngjashmet e saj janë;

1. A mund të pretendosh se mbron dinjitetin dhe të drejtat e gruas kur merr pjesë në një format televiziv ku gruaja trajtohet thjesht si numër dhe është e zhveshur nga dinjiteti i saj?!

2. A mund të pretendosh se përfaqëson thirrjen e së ndjerës Sejdini që u hodh nga ura dhe jetën e saj ia kushtoi veç një mesazhi:Mos i trajtoni gratë si qënie mishtore”?!” -kur pozicionesh si opinioniste në ” Love story” ku gruaja trajtohet thjesht si një objekt mishtor?!

3. A mund të pretendosh se përfaqëson nē të vërtetë të drejtat e mohuara të grave kur ti je pjesë e një spektakli ku gratë trajtohen si kavie televizive?!

Post Scriptum- E pra, ato gazetaret dhe ato

“qytetaret moderne”” që na u hodhën në fyt kur protestuam kundër lakuriqësisë në mes të qytetit, bëjnë mirë që gjykimin ta derdhin tek vetja dhe tek pseudopërfaqësueset e të drejtave të grave në këtë vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit