A mund t’i besosh një mashtruesi?

A mund t’i besosh një mashtruesi?

Nga Erion Dasho/

Borati dhe boratët kanë disa ditë që përpiqen të justitikojnë me çdo mjet vazhdimësinë e programit të vaksinimit me vaksinën e Astra Zeneca-s.

Ndërkohë arsimtarët, përfituesit e këtij raundi vaksinimi, janë në ankth në se duhet apo jo të pranojnë administrimin e vaksinës.

Pezullimi i aplikimit të saj nga disa prej vendeve më serioze të Bashkimit Europian është perceptuar nga gjithkush si sinjal alarmi, ndërkohë që drejtuesit e arsimit dhe politika bën presione direkte dhe indirekte për të pranuar vaksinimin.

Një pjesë e mësuesve janë në mëdyshje, të pranojnë një vaksinë që sipas psikozës kolektive që është krijuar ngjan “e pasigurt” apo të rrezikojnë vendin e punës?

Problemi më i madh me këtë situatë impasi që është krijuar qëndron tek një person, Borati! Ai mori menjëherë iniciativën dhe ditën e hënë në mëngjes deklaroi se vaksinimi do të vazhdonte pasi sipas tij “vaksinat tona vijnë nga Suedia”.

Pak orë më vonë Suedia vetë e pezulloi vaksinimin. Në mbrëmbje Borati deklaroi se Italia kishte rinisur vaksinimin me Astra Zeneca, deklaratë të cilën edhe një search i shpejtë në internet e vërtetonte që ishte e vërtetë.

Me dy mashtrime brenda ditës, Borati në vend që të qetësonte arsimtarët në panik, nuk bëri gjë tjetër veçse i hodhi më tepër benzinë zjarrit!

Në fakt, në se ka një person të pabesueshëm lidhur me COVID-in, ai është Borati!

1. Borati deklaronte në parlament se maskat nuk duhen, për të kaluar në ekstremin tjetër ku vendos me dhjetëra mijëra gjoba për të zbatuar një masë totalisht të panevojshme siç është mbajtja e maskës edhe në rrugë.

2. Borati deklaronte se testet nuk janë të nevojshme, pastaj bënte prapakthehu dhe niste të aplikonte testime të shpejta në masë, për t’u rikthyer përsëri në situatën e mëparshme kur i duhej artificialisht të ulte numrin e të sëmurëve për arsye fushate.

3. Borati deklaronte se Shqipëria kishte numrin më të ulët të vdekjeve në Ballkan dhe ndër më të ultët në Europë para se INSTAT të nxirrte zbuluar se Shqipëria ishte vendi më i prekur Europian dhe ndër më të prekurit në botë.

4. Borati deklaronte se COVAX-i mjaftonte për të siguruar vaksinat, pastaj mori rrugët e kurbetit për të “lypur” vaksina sipas modelit të vet halldup duke nëmur COVAX-in, për t’u rikthyer sërish tek varësia nga COVAX, mekanizën i cili ka garantuar tani më tepër vaksina se ato që ka lypur Borati dhe boratët.

Lidhur me COVID-in, shqiptarët kanë dëgjuar vetëm mashtrime dhe gënjeshtra nga kryeministri dhe qeveria e tyre. Në këto kushte, Borati dhe boratët janë të fundit që duhet të bëjnë argumentimin për nevojën e vazhdimit të vaksinës së Astra Zeneca.

Duhet të flasin urgjentisht specialistët e vërtetë, por jo lejfenët e komitetit të cilët nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë certifikuar çmenduritë e Boratit dhe as puthadorët të cilët nuk kanë munguar gjatë gjithë pandemisë.

Në këto kushte duhet të shprehen ekspertët me reputacion dhe integritet, të cilët ndonëse i kemi me pakicë, jemi ende me fat që ekzistojnë.

Ata duhet të sqarojnë se nga pikëpamja mjeksore, nuk ka arsye përse të pezullohet imunizimi me vaksinën e Astra Zeneca, por nga pikëpamja psikologjike çdokush ka të drejtë të vendosë vetë në se do ta bëjë vaksinën sot apo pas disa javësh kur të jetë qetësuar mjegullnaja e këtyre ditëve.

Mbi të gjitha të hiqet dorë nga praktika kriminale e bërjes së presioneve direkt apo indirekt mbi arsimtarët duke i kërcënuar me penalitete apo vendin e punës. Askush nuk mund të detyrojë askënd për t’ju nënshtruar një procedure mjeksore.

E drejta për të kërkuar dhe marrë kujdes shëndetësor është e shenjtë dhe ajo i takon individit dhe vetëm individit.

Borat, larg duar nga arsimtarët!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit