“A munesh edhe bukë me m’ble”, qytetari në lot pasi e kupton që një biznesmen i ka paguar energjinë elektrike

“A munesh edhe bukë me m’ble”, qytetari…

Një biznesmen kosovar, që ka vendosur të mbesë anonim po ndihmon prej ditësh njerëzit që kanë probleme financiare.

Nisma e tij është që t’ua paguajë qytetarëve faturën e fundit të energjisë elektrike.

Gazetari i T7, Sefer Demiri, ka dalë dje në Skenderaj dhe ka ndalë një qytetar, të cilit ia dhënë lajmin se do t’ia paguajë rrymën.

“Kam derte, me trombozë jam, me terapi jam… Më kanë ardhë shumë, më shumë se 40 euro”, tha qytetari i Skenderajt.

Ai kërkoi që edhe të hajë bukë, e më pas shpërtheu në lot.

“Po a ke mundësi, se tash kam udhëtu prej shpisë, me hangër do bukë, me më ndihmu”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit