Deputetja Elda Hoti ka deklaruar në Komisionin për Nismat Qytetare se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në SPAK lidhur me çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar duke thënë se nëse deputetja disponon prova për një ndërhyrje të tillë, duhet t’i depozitojë ato pranë organit kompetent për ndjekje penale, duke theksuar se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Elda Hoti: A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku?
Klodian Braho: Sa i përket ndërhyrjes së Ramës, nëse keni prova paraqitni ato në organin kompetent. Janë të gjithë të barabartë para ligjit.