A ngjajnë? Gazetari britanik krahason Anxhela Peristerin me moderatoren e njohur (FOTO)

A ngjajnë? Gazetari britanik krahason Anxhela Peristerin…

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, shkëlqeu me performancën e saj në “Eurovision”. Me zërin e saj dhe performancën e zjarrtë, ajo arriti që të fitonte zemrat e evropianëve.

Peristeri arriti që me këngën e saj “Karma” të kalonte në finalen e madhe. Si asnjëherë më parë, Shqipëria u shfaq me skenografi me efekte vizuale, të kuruara në detaje, që ndiqnin dhe shoqëronin lëvizjet e Anxhelës në skenë.

Performanca e saj e bukur u komentua gjithashtu edhe në Britaninë e Madhe. Gazetari i famshëm, Graham Norton, mendon se këngëtarja shqiptare ka ngjashmëri me Carol Vorderman. Pikërisht këtë ngjashmëri e komentuan edhe në rrjetin social “Twitter” shumë britanikë.

“A nuk ka asgjë që Carol Vorderman nuk mund të bëjë? Jo nuk është, kjo është Anxhela Peristeri për Shqipërinë!Çfarë performancë e shkëlqyer!”, tha gazetari.

“Albania: “Nuk jam i sigurt pse Carol Vorderman po përfaqëson Shqipërinë #Eurovision”, shkruan dikush tjetër.

A ngjajnë? Gazetari britanik krahason Anxhela Peristerin me moderatoren e

“A mund të kem një zanore të lutem, Carol Vorderman? #Eurovision”, shkroi një tjetër krahas fotos së Anxhelës.

Po ashtu edhe vetë Carol shkroi në Twitter: “Unë mendoj se mund të fitoi ndër 6 të parët … çfarë mendoni? Shqipëria … Eurovision … Mori të gjithë tymin që mund të grumbulloja nga Argos”.

A ngjajnë? Gazetari britanik krahason Anxhela Peristerin me moderatoren e
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit