A përfshihen shqiptarët? Azilkërkuesit do pranohen pa intervista në Britani

A përfshihen shqiptarët? Azilkërkuesit do pranohen pa…

Autoritet britanike kanë marrë një vendim mjaft lehtësues për emigrantët. Bëhet me dije se mijëra emigrantë do të marrin azil pa intervista në një përpjekje për të hequr ngarkesën e madhe. Emigrantët nga vendet me norma të larta miratimi si Afganistani dhe Siria do të kenë aplikime të përshpejtuara. Por, në këtë rast nuk përjashtohen as emigrantët shqiptar, gjithsesi është një pikë që do sqarohet më tej, kur autoritet të përcaktojnë listën.

Kritikët paralajmërojnë se kjo është një “amnisti” efektive për emigrantët me që shkojnë me gomone në Angli dhe do të nxisë më shumë ardhjen e tyre nga vende të ndryshme.

Parashikohet se, rreth 12,000 njerëz do të duhet vetëm të plotësojnë formularët për të aplikuar për të qëndruar. Nëse kalojnë kontrollet bazë të terrorit dhe krimit dhe kanë një arsye të vërtetë për të qëndruar, ata do mund të qëndrojnë në tokën britanike pa asnjë problem.

Bëhet me dije se, kryeministri do të dyfishojë gjithashtu numrin e punonjësve të çështjeve në 2,500, të cilët do të trajtojnë të paktën katër çështje në javë. Vendimi erdhi pasi deputetët kërkuan ligje të reja për të ndaluar hyrjen e varkave të vogla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit