A shërohet më njeri në Infektiv? Ndërron jetë 26-vjeçari, viktima e dytë më e re nga Covid-19 në Shqipëri

A shërohet më njeri në Infektiv? Ndërron…

Nga spitali Infektiv ose “COVID-1” në Tiranë, asnjë nuk pret më asnjë lajm të mirë…

Statistikat raportojnë vetëm për humbje jete thuajse për të gjithë ata persona që shtrohen aty dhe që si procedurë kalojnë në “terapi intensive”.

Sipas informacioneve zyrtare, një tjetër viktimë është raportuar sot në Infektiv që ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ditën e sotme, më herët u raportua nga Spitali Infektiv për vdekjen e një 43-vjeçareje nga Durrësi.

Burime bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një shtetas 26-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.

I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Kjo është viktima e dytë për ditën e sotme nga koronavirusi në Shqipëri, si dhe e dyta më e re në vend, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit