A të njoftoi vjehrri për shembjen e Teatrit? Këlliçi flet për Shkrelin: S’kam pasur asnjë kontakt me të…

A të njoftoi vjehrri për shembjen e…

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është shprehur se para prishjes së Teatrit Kombëtar nuk ka pasur kontakt me vjehrrin e tij, zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.

Në fjalën e tij në studion e “ABC News”, Këlliçi u shpreh se, pyetja ishte pa logjikë dhe jashtë kontekstit dhe se, ai nuk kishte pasur asnjë komunikim me të afërmin e tij për këtë ngjarje.

PJESË NGA BISEDA:

Endri Xhafo: Kam një kërkesë nga redaksia për një pyetje, unë nuk do ta bëja por nuk është pa logjikë. Vjehrri juaj a iu ka treguar për këtë shembje? A iu tha gjë?

Këlliçi: Është pyetje jashtë kontekstit. S’ka të bëjë fare.

Endri Xhafo: Pyetja ka logjikë se zoti Shkreli është një nga mbrojtësit më të flaktë të trashëgimive popullore

Këlliçi: Nuk e kam idenë. Nuk kam pasur kontakt. Nuk kam më të voglën ide. Nuk kam patur asnjë kontakt dhe nuk kam diskutuar asnjëherë. Unë jam Belind Këlliçi, përpara se të jem dhëndër, jam djali i Zamir dhe Suzana. Dhe mbaj përgjegjësi për çdo akt timin që nga dita kur kam hyrë në PD. Unë si Belind kam qënë aty nonstop. Unë kam qënë prezent edhe pse nuk ka qënë dita ime për të qënë aty. Kësaj kauze do t’i shkoj deri në fund.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit