Abazoviç kërkon falje për deklaratat ndaj Skënderbeut

Abazoviç kërkon falje për deklaratat ndaj Skënderbeut

“Nëse historia lexohet në mënyrë të drejtë, ju duhet ta dini se nëna e Skëndërbeut ishte sllave, gjegjësisht serbe, po ashtu edhe babai”, këtë deklaratë, Dritan Abazoviç e ka thënë në gjuhën serbe në një televizion serb.

Ai ishte i bindur se Skënderbeu ka prindër serb dhe se preferonte që më mirë në Ulqin të kishin ndërtuar një hotel se sa një përmendorja e cila është vendosur në një nga sheshet qendrore të Ulqinit. Për deklaratën e tij fýese politikani i ri ka shfrýtëzuar një intervistë në televizionet lokale në gjuhën shqipe në Ulqin për të kërkuar falje dhe për të dhënë shpjegimin i tij:DRITAN ABAZOVIĆ O'LADIO DPS: Nećemo se prikloniti Đukanoviću, nema razloga  za zebnju! -

“Kam gàbuar…Ajo deklaratë nuk ka pasur qéllim të kéq dhe unë absòlutisht pranoj gabímin. Kam kërkuar falje lídhur me atë. Në të dytën pjesë të emisionit, kam folur për pavarësinë e Kosovës dhe për Hashim Thaçin. Kur kam folur lídhur me çështjen e Skënderbeut, kam thënë që figura e tij është paqësore. Kam bërë gabím dhe kam kërkuar falje. Kush ka dashur ta kuptojë që është bërë një làpsus e ka kuptuar. Unë nuk kam thënë që nëna e tij ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka impònuar gazetari”.

Një ditë më pare, Abazoviç bëri një deklaratë për të treguar se ai do të péngonte çdo diskutim për marrjen e një vendimi për tërhéqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi.

Mbas përfùndimit te zgjedhjeve dhe daljes se rezultatit përfùndimtar tre fòrca politike, dy pro serbe dhe liberalët e grupimit URA, do krijojnë qeverinë e re në Malin e Zi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit