Abortet masive në Shqipëri, gjinekologu: Po dëmtohen gratë, burrave u janë prishur "frenat"

Abortet masive në Shqipëri, gjinekologu: Po dëmtohen…

Sipas mjekëve, ndërprerja e një shtatzanie duhet të bëhet vetëm nëse rrezikohet jeta e nënës.

Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje mbi shëndetin seksual dhe riprodhues në grupmoshën 15-19 vjeç. Një prej problemeve të mprehta me rrezik për shëndetin e vajzave, për ekspertët dhe mjekët, lidhet me abortin në këtë gurpmoshë.

Gjinekologu Shkëlqim Balili është shprehur kundër ndërprerjes së një shtatzanie.

Një njeri që bën një abort humbet 5 vjet jetë. Në Shqipëri duhet patjetër të mblidhet parlamenti që për ato raste që duhet në mjekësi, aborti duhet të bëhet 10 javë se në 12 javë fëmija merr pamjen e embrionit. Në momentet kur fëmija është i lidhur me nënën ti s’ke të drejtë të vësh pincën e të shkatërrosh një embrion që e ka dhënë Zoti”, tha Balili.

Aborti  tek femrat gjithashtu sjell edhe rreziqe te cilat mjeku i ka renditur duke vendosur theksin dhe tek rëndësia që ka edukimi seksual i të dy gjinive në lidhje me një proces kaq të rëndësishëm, siç është sjellja në jetë e një fëmije, apo dhe edukata në lidhje me marrëdhëniet seksuale.

Unë e kam thënë shpesh me shaka. Pse këta burra i çojnë gratë për shtatzani për të heq abort? Me siguri janë prishur frenat! Atëherë duhet të bashkëpunojnë të dy e mos shkojë gruaja në maternitet pas 4 javësh të fusë veglat se ka ndërlikime.

Aborti e para ka rrezik infeksioni, e dyta janë 12 vidiladatorë hekuri që futen në qafën e mitrës ato e shpërthejnë qafën e mitrës e shkatërrojnë e ato bëhen shkak për aborte të mëvonshme, infeksioni mund të futet te vezoret, aborti shumë i dëmshëm e duhet të bëhet vetëm në ambiente të specializuara dhe në sallë operacioni me reanimacion intensiv.

Çdo grua që ka dëshirë për të mbetur shtatzanë duhet të shkojë patjetër te mjeku një muaj apo 2 muaj para”.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e viteve 5 viteve në vend janë kryer gati 26 mijë aborte.

Top of Form

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit