Abprallen nxjerr linjë artikujsh me mesazhe pro satanizimit dhe LGBTI: Satani është shpresë

Abprallen nxjerr linjë artikujsh me mesazhe pro…

Abprallen ndër artikujt e tjerë në linjën e tij Pride, mban edhe xhupin “Cure Transphobia”, i cili mban mesazhin “Kuroni transfobinë, jo njerëzit trans”.

Abprallen shpesh herë përmban artikuj ku tregon mesazhe për satanizmin me aktivizmin e tij pro-LGBT. Ai publikon në faqen e tij në Instagram se “Satani të do dhe të respekton atë që je; ti je i rëndësishëm dhe i vlefshëm në këtë botë dhe meriton ta trajtosh veten me dashuri dhe respekt.”

Ndërsa në një tjetër publikim në faqen e Abprallen shkruhet “Njerëzit LGBT+ shpesh përmenden si produkt i Satanit ose që shkojnë kundër vullnetit të Zotit, kaq mirë. Në vend të kësaj, ne do të rrimë me Satanin. Pra, natyrisht, shejtani i respekton përemrat. Ai i do të gjithë njerëzit LGBT+”, thuhet në të.

Pronari i Abprallen, një  trans i njohur si “Erik”, tha se logo “Satani respekton përemrat është një nga dizenjot e tij të preferuara dhe më të njohura. “Ai slogan i dha Abprallenit bazën dhe drejtimin e duhur.” “Ardhja me këtë frazë me të vërtetë ndihmoi që Abprallen të bëhet kjo që është sot”, shkroi Erik.

“Pra, për mua, Satani është shpresë, dhembshuri, barazi dhe dashuri,” shton Erik. Ndërsa shprehet se linjat e veshjeve me këto slogane japin më shumë sukses.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit