Abuzim me liridaljen, turmat e njerëzve mbipopullojnë parqet në vend ( VIDEO)

Abuzim me liridaljen, turmat e njerëzve mbipopullojnë…

Shqipëria është prej dy muajve në karantinë në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Me rënien e kurbës së infektimit me Covid-19 qeveria ka filluar masat për rihapjen e vendit. Sot është fundjava e tretë që qeveria ka lejuar liridalje për nënat dhe fëmijët .

Nga një vëzhgim me kamerën e Fax News vihet re një mbipopullim i parqeve dhe shetitorëve në vend.Kjo përkthehet si një ábuzim me liridaljen dhe lind pyetja a ka vlerë karantinimi në shtëpi i pjestarëvetë tjerë të familjes kur këta që ishin pjesë e një turme të tillë kthehen në shtëpi në orën 11:00?

Në qytetin e Vlorës vihet re një mbipopullim në lëvizjen e njerëzve në shetiroren e këtij qyteti. Si duket koha e mirë dhe leje për dalje që ua mundësoi qeveria ka bërë që qytetarët e Vlorës të harrojnë masat kundër koronavirusit dhe minimum atë të disatncimit fizik.

Por Vlora nuk është i vetmi rast ku qytetarët nuk respektojnë masat kundër Covid-19 dhe video më poshtë nuk është shembull për tu ndjekur.

Më poshtë është video që demostron që nuk respektohet fare distancimi fizik dhe shpjegon atë lloj dalje për të cilën nuk ka kuptim karantina.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit