Abuzimet e Skerdi Drenovës me tenderat, 100 milionë për mirëmbajtje firmës që ofroi thuajse njësoj sa konkurenti

Abuzimet e Skerdi Drenovës me tenderat, 100…

Rradhën për tenderat e dyshimtë duket se e ka OST, ose gjatë Operatori i Sistemit të Transmetimit. Ky institucion drejtohet nga Skerdi Drenova, një personazh i cili nëse ju kujtohet, u bë i famshëm për faktin se kishte futur në punë bashkëshorten e Erion Veliajt si këshilltare prane institucionit që drejtonte. Gjithsesi duket se Skerdi ka vazhduar përsëri të përveshë mëngët e të merret me tendera të dyshimtë.

I tillë është edhe rasti në vijim. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-01962-07-30-2021 dhe me objekt “Shërbim mirëmbajtje për softin PSS/E dhe zëvendësimi i dy çelësave Dongle me çelësa të rinj”. Fondi limit i parashikuar për këtë procedurë është 7,999,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Le t’i hedhim një sy dokumentacionit përkatës. Vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, të cilat për habi kanë ofruar vlera thuajse identike. Më konkretisht, “Kledia-06” sh.p.k. me ofertë 7,850,000 lekë të reja pa TVSH dhe “EMC Group” sh.p.k. me ofertë 7,921,000 lekë të reja pa TVSH. Nga praktikat ndërkombëtare, kur firmat pjesëmarrëse ofrojnë vlera thuajse identike, ka dyshime të forta se tenderi është i manipuluar dhe se fituesi ka qenë i paracaktuar që para se të fillonte gara.

Në rastin konkret, OST ka shpallur fituese firmën “Kledia-06” sh.p.k. në pronësi të Astrit dhe Pranvera Alushi më një vlerë prej gati 100 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë thuajse e njëjtë me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 98.13% e tij. Edhe ky fakt e përforëcon më tej dyshimin se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit