Abuzimi 3 milion € me tender, Lefter Alla do vuajë dy vite burg

Abuzimi 3 milion € me tender, Lefter…

Vetëm dy vite do të qëndrojë në burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili akuzohet për ‘Shkelje të Barazisë në Tendera’ dhe ‘Shpërdorim Detyre’.

Ky vendim është marrë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e dënoi Allën me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të vuajtjes së dënimit me një vit. Alla së bashku me 8 zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqizë u arrestuan nga Policia me urdhër të SPAK në 15 mars 2023, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime të paligjshme për dhënien e një tenderi me vlerë afro 3 milion euro, me qëllim ndërtimin e rrjetit të ri ujësjellës në një lagje të qytetit.

Alla së bashku me zyrtarët e tjerë të bashkisë kanë favorizuar kompanitë ‘BOE Egland shpk’ me administrator Rasim Dacin dhe ‘BE-IS shpk’ me administrator Kastriot Ibrahimaj gjatë periudhës së prokurorimit të tenderit, por që në të vërtetë punimet do t’i kryente kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha.

Bashkë me Allën, një vit më parë në burg shkuan dhe nënkryetarja e bashkisë Enkelejda Lleshi. Sipas vendimit të gjykatës nënkryetarje Enkelejda Lleshi përfitoi konvertim të dënimit në Shërbim Prove, ndërsa 4 punonjës pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave do të lenë qelitë duke përfituar lirim me kusht.

Nga ana tjetër për biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, gjykata caktoi dënim me 1.6 dhe 1.9 vite burg për falsifikim dokumentash!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit