Abuzimi i 15-vjeçares në Babrru/ Flet ish-mësuesi i shkollës: Roja ishte maniak

Abuzimi i 15-vjeçares në Babrru/ Flet ish-mësuesi…

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të abuzimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja i shkollës ka folur për gazetën “Shekulli” ish-mësuesi i shkollës “Azem Hajdari”.

Ish-mësuesi ka thënë për gazetën se në vitet 2017-2018 kur ai ka qenë pjesë e stafit pedagogjik të shkollës në shkollë ka patur psikolog dhe mësues këshillues por mungonte oficeri i sigurisë. Në lidhje me ngjarjen ai tregon se shkolla nuk ka qenë në dijeni pasi nuk ka patur një denoncim direkt nga ana e nxënëses.

Ndërkohë ish-mësuesi në rrëfimin e tij ka zbuluar detaje të tjera se çfarë ndodhte në shkollën që prej më shumë se një javë është bërë pjesë e diskutimeve në opinion publik. Ai thotë se roja shpesh-herë bënte veprime të çuditshme. “Nëse ishte duke bërë diçka po të shikonte një femër që kalonte pranë shkollës, e linte punën dhe hidhte shikime provokuese, me pak fjalë ishte maniak, madje hidhte shikime provokuese edhe tek mësueset. Por duke qenë se bëhet fjalë për një të moshuar, e kanë kaluar me shaka, pa menduar që bëhet fjalë për një pervers”.

I pyetur në lidhje me punësimin e këtij të fundit ish-mësuesi ka thënë se Abaz Doku ka qenë i punësuar për të siguruar bukën e gojës. “Drejtori i shkollës ka qenë një ndër njerëzit më të ndershëm dhe më korrektë me të cilët kam punuar deri më sot. Rojen e kishte punësuar pasi ishte keq nga gjendja ekonomike. Por vjet është pushuar nga puna, në vend të tij është lënë i biri, i cili nuk është si ky” thotë ai.

Si ndodhi ngjarja

65 vjeçari Abaz Doku, roje i një shkollë në zonën e Babrrusë në Tiranë, abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare, nxënëse në atë shkollë. Akti i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të të moshuarit, i cili ndodhej jashtë shtetit. Ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç. Tre djemtë gjithashtu abuzuan me 15-vjeçaren duke e kërcënuar me publikimin e videos. Ngjarja u denoncua në polici pasi prindërit e vajzës mësuan mbi abuzimin ndaj saj. /Shekulli

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit