Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një turiste italiane akuzon një 26-vjeçar shqiptar për abuzim seksual.
Sipas pamjeve filmike, gjithçka ka nisur kur i riu është afruar dyshohet për t’i shitur lëndë narkotike, ofertë që vajza e ka refuzuar. Më pas, ai ka vijuar duke ushtruar dhunë dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
Pamjet e siguruara tregojnë momentet kur të dy shihen fillimisht të ulur në një stol. Më vonë, 26-vjeçari, i identifikuar si Leonard Preza, e fton vajzën të shkojnë pranë shezlongëve në bregdet, aty ku dyshohet se ka ndodhur edhe ngjarja.
Preza, baba i tre fëmijëve, nuk është i panjohur për policinë e Durrësit. Ai ka qenë më herët nën akuzë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, në dëshminë e tij, ai mohon akuzat dhe thotë se vajza ka pranuar me dëshirë të qëndronte me të.