Abuzimi i minorenes/ Rama ia u hodhi fajin mediave, por çfarë bëri Spiropali me rastin e Kavajës

Abuzimi i minorenes/ Rama ia u hodhi…

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit Besa Shahini diten e djeshme në Kuvend për abuzimin e minorenes nga roja e shkollës në Babrru.

Duma përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se për mazhorancën fajhin e ka e gjithë bota, por kurrë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ish-deputetja demokrate ka publikuar dhe një video ku tregon se një vit më parë me rastin e abuzmit të minorenes nga 8 adoleshentë në Kavajë, Elisa Spiropali iu shkoi në shtëpi familjarëve të minorenes së abuzuar, madje deklaroi se raste të tilla bëhen dhe filma.

Duma shkruan se përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!

Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.
Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.

Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.

Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!
Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit