Abuzimi me 15-vjeçaren në Mirditë/ Komuniteti Mysliman: E gjithë shoqëria duhet të reagojë

Abuzimi me 15-vjeçaren në Mirditë/ Komuniteti Mysliman:…

Protesta të ndryshme po mbahen në Shqipëri kundër dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave, të nxitura nga rasti i përdhunimit në Mirditë pak ditë më parë ku një 15-vjeçare u përdhunua sistematikisht nga 5 persona, më i vogli 17 vjeç dhe më i madhi 44.

Në mbështetje të protestuesve ka dalë dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Bujar Spahiu me anë të një reagimi në Facebook ka theksuar se është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.

Duke përmendur rastin e Mirditës, Spahiu bën thirrje që jo vetëm autoritetet duhet të bëjnë një reagim të shpejtë dhe shembullor, por duhet që edhe vetë shoqëria të bëjë të njëjtën gjë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, thuhet më tej në postimin e Spahiut, ku theksohet gjithashtu se ne e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

Reagimi i plotë:

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar ditën e sotme

Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.

Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit