Abuzimi me emigrantët| 150 mijë lekë për një pasaportë dhe nuk ua japin brenda afatit

Abuzimi me emigrantët| 150 mijë lekë për…

Me rastin e festave, emigrantët e kthyer në Vlorë kanë kërkuar të marrin shërbim edhe për kryerjen e pasaportave të reja. Ky proces është bllokuar sot dhe shpërndarjet e pasaportave nuk janë kryer. Ata thonë se ishin njoftuar që sot do tërhiqnin pasaportat biometrike ndërsa janë gjendur para policisë, u komunikojnë se pasaportat do ndahen në datën 5.

Emigrantë e irrituar thonë se po u bllokojnë punën pasi për një afat më të shkurtër kanë aplikuar për pasaportë të shpejtë. Shumica e tyre pas festave do të kthehen në shtetet fqinje dhe çdo vonesë u rrezikon punën.

“Kam hedhur pasaportën para 3 ditësh, dhe më thanë që do ta merrja sot, jemi duke pritur këtu dhe thonë që a kanë dënë pasaportën. Unë kam biletën në datën 5, dhe i bie që të djeg biletën, për shkak të pasaportës. Na thanë që do ta merrnim në datën 31”, shprehet një prej qytetarëve për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit