Abuzimi me fëmijët, ministri grek: Duhet të merret parasysh kastrimi

Abuzimi me fëmijët, ministri grek: Duhet të…

Ministri i Brendshëm grek, Makis Voridis foli për dënimin me burgim të përjetshëm dhe një sërë çështjes lidhur me rastet e abuzimit ndaj të miturve.

“Ne kemi një vrasës serial, a ka kuptim që vrasësi serial të lirohet me kusht? Domethënë, një njeri që ka bërë dy, tre, katër, pesë vrasje në faza të ndryshme të jetës së tij, a do ta nxjerrim nga burgu?”, tha Voridis.

Lidhur me krimet e pedofilisë, Voridis theksoi se pedofilët “në shumicën dërrmuese janë njerëz që, ngaqë kanë këtë pasion të çoroditur, që është shumë intensiv, nuk reformohen”. 

Në lidhje me përdhunuesit e fëmijëve, të cilët aktualisht dënohen me burgim të përjetshëm, Voridis shprehu qartë mendimin se dënimet me burgim të përjetshëm duhet të kryhen deri në fund.

Në lidhje me zbatimin e kastrimit kimik, sipas Voridis, kjo mund të përbëjë një mekanizëm të ndërmjetësimit kriminal.

Siç tha ai, kjo zbatohet në vendet e huaja si një masë sigurie për shoqërinë, në rast se shkelësi pranon këtë masë, për të dalë nga burgu, pa e kryer dënimin e plotë.

“Pra, thuaji atij që për të të nxjerrë nga burgu pasi të kesh vuajtur, të themi, 20 vjet, do të kesh të drejtë për lirim me kusht, por për të marrë atë të drejtë, do duhet të pranosh këtë akt mjekësor” , tha ai, shkruan protothema.

I pyetur nëse do të ishte i hapur për futjen e një institucioni të tillë, Voridis u përgjigj se “është diçka që duhet marrë parasysh”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit