Abuzimi me pronat, Ulsi Manja çon në SPAK 6 punonjës të Kadastrës

Abuzimi me pronat, Ulsi Manja çon në…

SPAK pritet të hetojë 6 punonjës të Kadastrës. Kallëzimin e ka bërë Ministria e Drejtësisë me argumentin se punonjësit në fjalë kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në kopshtin e fshatit Ishëm në Durrës. Ulsi Manja në deklaratën e tij  ka denoncuar disa raste shkeljesh që janë gjetur nga njësia antikorrupsion, strukturë që funksionon në varësinë e tij.

Ulsi Manja:

Rasti i dytë ka të bëjë me regjistrimin e një prone pa dokumentacion. Shteti zhvishet nga pronësia me veprime fiktive nga punonjës shtetëror të kadastrës. Prona shtetërore ndërsa në sistemin online e ka një qytetar i cili s’ka bërë kurrë kërkesë për këtë pronë. Nënpunësja e kadastrës ka krye veprim mbi kartelën e pasurisë pas kryer veprim në sistem. Një herë kartela është në emër të qytetit, një herë është në emër të shtetit dhe për herën e tretë është në emër të një qytetari tjetër pa dokumente pronësie. Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm nga një person. Sigurisht që këto raste janë raste të para që njësia anti-Korrupsion ka përfunduar hetimin dhe dokumentimin me prova dhe si koordinator i kësaj agjencie kam firmosur kallëzimet për SPAK dhe prokurorinë e Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit