Abuzimi me tenderin 24 mln lekë, GJKKO lë në burg Fatos Tushen edhe 6 zyrtarë të tjerë, juristja qan pas vendimit

Abuzimi me tenderin 24 mln lekë, GJKKO…

GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen, duke mos ndryshuar masat e sigurisë të dhëna në mungesë. Po kështu u lanë në burg edhe 6 të arrestuarit e tjerë, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

E përlotur e ka pritur vendimin e Gjykatës ‘arrest në burg’ Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e cila ka deklaruar se ‘jam vetëm juriste dhe nuk kam asgjë në dorë, pse duhet të qëndroj në qeli’, por edhe kjo kërkesë e saj nuk është pranuar nga Gjykata, duke lënë masën e sigurisë arrest në burg.

Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Kryebashkiakut Tushe iu vunë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë, Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. 

Tushe u shkarkua nga detyra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit