Abuzimi seksual në shtëpinë e fëmijës, presidentja e Hungarisë jep dorëheqjen

Abuzimi seksual në shtëpinë e fëmijës, presidentja…

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka dhënë dorëheqjen. Ajo e mori vendimin të shtunën pas komenteve negative në rritje për faljen e një të burgosuri që kishte ndihmuar në fshehjen e abuzimit seksual në një shtëpi fëmijësh.

Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit konservator Viktor Orban, fali rreth njëzet të burgosur në prill të vitit 2023, mes tyre zëvendësdrejtorin e shtëpisë së fëmijës, i cili e ndihmoi ish-drejtorin e institucionit që të fshihte krimet e tij.

“Bëra gabim… Sot është dita e fundit që ju drejtohem si presidente”, tha zonja Novak ndërsa njoftoi dorëheqjen gjatë një fjalimi të transmetuar në televizionin shtetëror.

“Prillin e kaluar mora vendimin për ta falur një të dënuar, duke besuar si ai nuk i kishte abuzuar fëmijët e pambrojtur që mbikëqyrte. Dyshimet mbi tolerancën zero ndaj pedofilisë ishin me vend për shkak të gabimit të faljes dhe mungesës së arsyetimit”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit