Abuzoi me fondet gjatë pandemisë/ Dënohet me 4 vite burg kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës

Abuzoi me fondet gjatë pandemisë/ Dënohet me…

Kryeministri i Federatës së Bosnje- Hercegovinës, Fadil Novalliç, u dënua me katër vjet burgim për shkak se ka abuzuar me fondet gjatë pandemisë së Covid-19. Konkretisht ai akuzohet se bleu respiratorë kinezë në mënyrë të parregullt duke shfrytëzuar buxhetin e shtetit.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë  la në burg edhe kreun e Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarin e kompanisë  bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiç. Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiç me pesë.

Mësohet se kryeministri  ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020, në mënyrë të parregullt,  për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.

Ai është bashkuar me Sollakun dhe Hoxhiqin “për të siguruar përfitime materiale” që më pas i kanë ndarë mes tyre.  Bëhet fjalë për  blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës.

Respiratorët janë blerë në prill të vitit 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19. Po rezulton se këto blerje janë kryer pa tender dhe marrëveshje të fshehtë mes të qeveritarëve dhe kompanisë në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit