
Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për 29-vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës. Ai u arrestua pas denoncimit se përdhunoi një 23-vjeçare nga i njëjti fshat.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.
Rrapo ka hedhur poshtë akzuat, duke thënë se nuk ka abuzuar seksualisht me vajzën
Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar.
Ishin prindërit e vajzës ata që kanë bërë denoncimin, pasi kishin gjetur Evisin të dehur në shtëpinë e tyre të zhveshur me vajzën 23-vjeçare. Menjëherë vajza kishte treguar se Evisi e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.