Abuzoi seksualisht me të miturën në Tiranë, kjo është 26 vjeçarja

Abuzoi seksualisht me të miturën në Tiranë,…

Anxhela Shuli, është 26 vjeçarja nga Gramshi, e cila akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 15 vjeçe. Familja e të miturës ka kallëzuar në polici 26 vjeçaren, e cila tashmë rrezikon burgun.

Gazetari i Ora News Elton Qyno, ka siguruar foton e Shulit dhe disa biseda erotike, nga dosja e Prokurorisë për rastin. Nga komunikimet e zbardhura nga Prokuroria, në bisedat në Whats App dallohen qëllimet e Anxhela Shulit për kryerjen e marëdhënies seksuale, me vajzën e mitur.

“…unë të dua ty, unë do të vras veten nëse ti nuk pranon, të kalosh natën me mua…”.

Ky është vetëm një nga mesazhet që kanë mbëritur në telefonin e vajzës së mitur, e cila u ka treguar më pas policëve. Hetuesit kanë administruar edhe shumë mesazhe të tjera erotike,që vajza i dërgonte të miturës 15-vjeçare me inicialet K.M.

Rrëfimi i të dëmtuarës është marë në prani të nënës së saj, dhe psikologes së shkollës, ku e dëmtuara ka treguar dhe mënyrën se si ishte njohur me vajzën nga Gramshi, Anxhela Shuli.

“…rreth muajit Shtator, jam bërë pjesë e një grupi në rrjetin social “Whats App”, ku më ka ftuar një shok i imi. Kam qënë një ditë në këtë grup dhe më pas kam dalë, pasi kishte persona të panjohur…pasi dola nga grupi, kam marë disa mesazhe private në aplikacion me një vajzë që ishte pjesë e grupit dhe që quhej Anxhela Shuli…“, ka thënë minorenia.

Pas shumë bisedave në telefon, vajza 15-vjeçare ka pranuar ta takojë Anxhelën në muajin nëntor 2020, në një kafe në Tiranë.

Takimet kanë vijuar dhe dy herë të tjera, ku siç tregon vajza e mitur në polici, në takimin e tretë, Anxhela ka tentuar ta puthë në buzë pavarësisht refuzimit nga e mitura. Pas kësaj ngjarje ajo ka refuzuar ta takojë Anxhela Shulin, por sërisht komunikimi në telefon mes dy vajzave ka vijuar pa ndërprerje.

“…gjatë kësaj periudhe Anxhela më shkruante në telefon, se nëse unë do ta lija apo të vijoja ta refuzoja për ta takuar,ajo do ta vriste veten…”, ka treguar e mitura.

Ajo ka treguar se në këtë mënyrë dhe duke i ardhur keq për të, e mitura ka pranuar ta takojë Anxhela Shulin në banesën e saj, ku nën trysninë psikologjike se do të vetëvritej, e ka detyruar të miturën të kryentë marëdhënie seksuale me të.

Pas kësaj ngjarje 15 vjeçarja thotë se nuk ka shkuar në shkollë si pasojë e tronditjes psikologjike që ka pësuar.

Screenshot_7.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit