Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, “monstra e Matit” e kërcënoi që të mos tregonte

Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, “monstra e Matit”…

Para dy javësh, një 47 vjeçar nga Mati, me inicialet U.C i cili abuzoi seksualisht me 12 vjeçaren, pas aktit ka kërcënuar të miturën të mos tregonte. Ndërkohë është zbuluar se kush është “monstra e Matit” dhe personi që shihni në foto është shtetasi që abuzoi me të miturën.

Njoftimi i Plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit