Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare, ky është babai që u dënua me 8 vite burg

Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare,…

Gjykata e Apelit në kryeqytet, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin për të pandehurin Shkëlqim Isufi, teksa e ka dënuar me 8 vite burg. Personi në foto është pikërisht autori i përdhunimit. Shtetasi në fjalë, banues në Kurbin, akuzohet se ka kishte përdhunuar për tre vite me radhë vajzën e tij të mitur.

Autori 51-vjeçar ka qenë i arrestuar në 12 korrik të vitit 2019, pasi përmes një video të publikuar në një emision investigativ, u shpall fajtor për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur te moshës 14-18 vjeç” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

 51-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar me aktin e rëndë për 3 vite me radhë. Rasti i parë i abuzimit ka ndodhur në Gjermani gjatë kohës që familja nga fshati Shullaz i Kurbinit po kërkonte azil në këtë shtet. Referuar dëshmisë së vajzës, babai e kishte marrë dhe e kishte çuar në një zonë të pabanuar, duke e lidhur në një pemë e duke kryer marrëdhënie seksuale me të, në kohën kur ajo kishte qenë në moshën 15-vjeçare. Më pas abuzimi me dhunë ka qenë i vazhdueshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit