Abuzonte prej 11 vitesh me thjeshtrën, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja në Greqi

Abuzonte prej 11 vitesh me thjeshtrën, arrestohet…

Policia greke ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar. Prangosja e tij ka ardhur pas denoncimit që i ka bërë thjeshtra e tij. Shtetasja me iniciale M. T., ka denoncuar në komisariatin e Eginas, se njerku i saj, Delin Beqiri, nga Bubullima e Lushnjes, ka abuzuar me të seksualisht që prej vitit 2013. Ajo ka shtuar se Delin Beqiri është edhe përdorues e shitës droge dhe për këtë ka qenë në dijeni dhe nëna e saj, shtetasja Dhurata Shpati, 50 vjeçe.

Pas denoncimit, policia ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Në oborrin e banesës janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25 vjecares. 25-vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Sipas saj, akti i fundit ka ndodhur midis orës 00:00 – 00:30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit