Abuzonte seksualisht dhe ofendonte personat me aftësi të kufizuara, lihet në paraburgim "TikTok-eri" shqiptar në Greqi

Abuzonte seksualisht dhe ofendonte personat me aftësi…

Gjykata e Athinës ka lënë në paraburgim shqiptarin Florian Zani. Tik Tok”-eri shqiptar akuzohet për shkelje të ligjeve për poshtërim, dhunë dhe shfrytëzim të personave të pa mbrojtur. 

35 vjeçari i njohur me emrin “Hayate” në rrjete sociale u arrestua më 6 shkurt pasi publikonte në kanalin e tij në Youtube por edhe TikTok veprimet poshtëruese dhe dhunuese ndaj personave me aftësi ndryshe.

Organizatat në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuara e denoncuan Zanin pasi ai po bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte këta persona.

Zani ka deklaruar se çdo gjë ishte në kuadër të shakasë dhe se ai mendonte se iu vinte në ndihmë njerëzve me aftësi ndryshe, në kohën që i nxirrte ata në video ose në transmetime live.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit