Abuzonte s*ksualisht me vajza të mitura, prangoset i shumëkërkuari Blerim Troca

Abuzonte s*ksualisht me vajza të mitura, prangoset…

Pas shumë vitesh kërkim, policia ka arrestuar të shumëkërkuarin nga Italia, shtetasin e identifikuar si shtetasi Blerim Troca me origjinë nga Dibra (Maqellar). Ky I fundit, i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Santa Maria / Itali, akuzohet për vepren penale “Marrëdhënie me dhunë më të mitur”, teksa jetonte i fshehur në Shijak prej 10 vitesh. Pas prangposjes, pritet që Troca të ekstradohet në drejtim të Italisë.

Njoftimi i policisë: 

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:

Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit