Abuzuan ndaj 20-vjeçares me probleme mendore, arrestohen dy vëllezërit në Kukës

Abuzuan ndaj 20-vjeçares me probleme mendore, arrestohen…

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Kukësit mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve paraprake, ata përfunduan në pranga pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Identitetet e të arrestuarve ende nuk bëhen me dije, por policia i ka identifikuar ata me inicialet Xh.H., dhe M.H., përkatësisht 31 dhe 24 vjeç.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, Policia bën me dije se dy të rinjtë, kanë përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e 20-vjeçares nga Kosova, duke abuzuar seksualisht..

Njoftimi i Policisë:

Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit