AC Milan: Koncert bamirësie në bashkëpunim me Jay-Z

AC Milan: Koncert bamirësie në bashkëpunim me…

Një klub historik dhe një legjendë e rap do të bëhen bashkë. AC Milan njofton në faqen zyrtare se mbrëmjen e sotme së bashku me Jay-Z do të organizojnë një  koncert vitual me qëllim mbledhjen e fondeve për punonjësit e shëndetësisë, të cilët rrezikojnë çdo ditë jetë e tyre, duke luftuar me virusin famëkeq Covid-19.

 Paratë e mbledhura në këtë faqe në internet do të shkojnë për organizatën “Relief Direct” dhe “Fondazione Milan”. Reperi, por edhe biznesmeni, Jay-Z është në krye të Roc Nation, një kompani që menaxhon karrierën e shumë artistëve, por edhe të futbollistëve si Jerome Boateng (Bayern Munich), Romelu Lukaku (Inter Milan) apo edhe Kevin De Bruyne (Manchester City).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit