Acari e ngricat| Ambasadat “kyçin” dyert: Na merrni në telefon në raste emergjencash

Acari e ngricat| Ambasadat “kyçin” dyert: Na…

Moti I ftohtë me dëborë, acar e ngrica ka pushtuar pothuajse të gjithë territorin e vendit.  Ministrja e Jashtme e Shqipërisë njofton se ambasadat e vendit tonë do të kufizojnë dhe ndërpresin punën. Një shkak tjetër janë po ashtu edhe kushtet e vendosura nga vendet mike. Mësohet se do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Nëse do të ketë raste emergjencash, janë vënë në dispozicion disa numra kontakti për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

  • Stamboll: +905459461456
  • Ankara: +905449622617
  • Mynih: +4915237913997
  • Romë: +393420498192
  • Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit