Adele nuk njihet më, ka rënë aq shumë në peshë saqë rrjeti po zien

Adele nuk njihet më, ka rënë aq…

‘Pothuajse nuk ju njoha’ ishte një ndër komentet në foton që këngëtarja e hitit ‘Hello’ publikoi në llogarinë e saj në Instagram. Adele postoi një foto me rastin e ditëlindjes së saj ku në fakt shihen një ndryshim shumë i madh tek këngëtarja duke nisur që nga stilimi i flokëve , stili i veshjes por mbi të gjitha format e saja trupore pas rënies në peshë.

‘Faleminderit për dashurinë për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurt dhe me shëndet gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua t’ju falenderoj për përgjigjet tuaja dhe punonjësit që po ma mbrojnë ndërkohë që rrezikojnë jetët e tyre. Jeni vërtet engjëjt tanë”, shkruan këngëtarja në foto.

Nuk është hera e parë që këngëtarja publikon foto pas humbjes në peshë por gjithmonë fotot e saja përfundojnë në qëndër të vëmëndjes duke filluar përsëri kritikat dhe lëvdatat.

Ka nga ata që i kanë kërkuar me ngulm dietën që ka ndjekur për të arritur këto forma të hatashme trupore në vetëm pak muaj por ka dhe nga ata që nuk ju pëlqen ky transformim i këngëtares. Gjithsesi Adele ka treguar dhe më herët që është e lumtur me transformimin e saj me anë të një fotoje të publikuar shtatorin e kaluar ku shkruante: kam qarë por tani buzëqesh’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit