Adelina/"Betejë e humbur për gratë e vërteta e "një fitore" intervistash foto fejsbukiane për gratë "aktiviste" të gënjeshtrës shqiptare"

Adelina/”Betejë e humbur për gratë e vërteta…

Alba Kepi

Kjo grua quhej Adelina Sejdini, apo Alma Sejdini sic ishte emri i saj i vertete.

Pak ore me pare i dha fund jetes duke u hedhur nga Ura Garibaldi ne Rome.

Ne lejen e qendrimit prej shume vitesh ne Itali, ne vend te nenshtetesise kishte te shkruar fjalen “apolide”, person pa nenshtetesi.

Pak ore para se te bente gjestin tragjik kishte mberritur para selise se Ministrise se Brendshme Italiane me apelin drejtuar Presidentit te Republikes Sergio Mattarella per t’i njohur nenshtetesine Italiane.

Deshperimi e coj ne nje gjest ekstrem ne vetedjegje, e fale kalimtareve te rastesishem shpetoj me plage te lehta.

Por vetem pak ore pas kurimit ne spitalin Santo Spirito, Adelina ben gjestin me tragjik duke u vetevrare ne kembet e nje mbikalimi disa metrash.

Historia e jetes se Adelines ne Itali, eshte e ngjashme me shume vajza shqiptare te pas ’90 qe u rrembyen , u shiten, u skllaveruan, u torturuan, per te punuar si prostituta ne rruget e Europes.

Por Adelina ishte nga ato me kurajozet, denoncoj padronet e saj, duke futur ne burg 40 trafikante qeniesh njerzore e nen hetim 80 persona te tjere.

Adelina fale ndihmes se policise braktisi rrugen e u shnderrua ne aktiviste, duke ndihmuar mjaft vajza e gra te tjera me dramen e saj.

Vuajtja, e njohja e dhimbjes fizike e shpirterore, e beri te vertete ne fuqine e qendreses se saj per te shpetuar e i dhene nje mundesi jete vajzave te mberritura ne Itali me “kurthin” e nje vendi pune apo nje fejese me princin e kalter, e qe perfundonin te droguara, te dhunuara, e te kercenuara per te punuar si skllave seksi.

Adelina nuk ishte heroine, e as shenjtore, por e vertete, pa frike e turp te rrefente historine e saj, ta denonconte, e kaq larg atyre qe sot thone se “po mbrojne” te drejtat e vajzave me histori te ngjashme.

Mos u trishto e dashur, aty ne parajse ku shpirti yt uroj te jete, buzeqeshi e shihi ne sy, “kerkuesit e fames” permes fatkeqesise tende. As turpi nuk u ka me turp nga fytyra e tyre ne pasqyre.

Adelina nuk ja doli se mohoj nenshtetesine shqiptare nga frika e hakmarrjes se padroneve te dikurshem. Nuk ja doli as te bind autoritetet italiane per te drejten e saj ne marrjen e nenshtetesise italiane.

Kishte vite qe e kerkonte, qe kur i ishte diagnostikuar nje semundje e pasherueshme qe e kufizonte te punonte nen statusin 100% invalide.

Adelina nuk ja doli!

Nje beteje e humbur per grate e verteta e “nje fitore” intervistash foto fejsbukiane per grate “aktiviste” te genjeshtres shqiptare.

Ne RTV ORA e Ora News e kemi trajtuar qe prej vitit 2018 historine e saj te trishte.

Pushofsh ne paqe!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit