Administrata e Joe Biden pranon se nuk ka më para për Ukrainën

Administrata e Joe Biden pranon se nuk…

Për herë të parë që se Amerika krijoi grupin ndërkombëtar për të mbështetur Ukrainën në prill të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara do të organizojnë mbledhjen mujore. Rreth 50 shtete do të marrin pjesë në takim për të dërguar armatime për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.

Kongresi Amerikan i kotrolluar nga Republikanët ka ngrirë fondet dhe mbështetjen e dhënë për Ukrainën që prej fillimit të vitit.

Sekretarja e shtypit e Pentagonit Sabrina Singh ka deklaruar për mediat se takimi i së martës do të fokusohet në nevojat afatgjata.

Edhe pse ne nuk jemi në gjendje të ofrojmë ndihmën tonë të sigurisë tani, partnerët tanë po vazhdojnë ta bëjnë këtë.” – ka deklaruar Sabrina Singh.

Pentagoni ka dhënë ndihmën e fundit për Ukrainën në 27 dhjetor e cila është një paketë prej 250 milionë dollarësh që përfshinte predha 155 mm, raketa anti-ajrore Stinger dhe municione të tjera me kërkesë të lartë të nxjerra nga stoqet ekzistuese të SHBA.

Administrata Biden nuk ka qenë në gjendje për të ofruar municione shtesë për shkak se paratë nga fondi i mëparshëm kanë mbaruar dhe Kongresi nuk ka miratuar fondet shtesë.

SHBA i ka dhënë Ukrainës më shumë se 44.2 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës me Rusinë në shkurt të vitit 2022. Rreth 23.6 miliardë dollarë prej tyre u tërhoqën nga rezervat ekzistuese ushtarake dhe rreth 19 miliardë dollarë u dërguan në formën e kontratave ushtarake afatgjata. Një ndihmë tjetër me rreth 1.7 miliardë dollarë shtesë janë siguruar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në formën e financimit të huaj ushtarak.

Shtetet e Bashkuara kanë trajnuar 18 mijë nga ata njerëz për Ukrainën, duke përfshirë mbi 16 mijë ushtarë në Gjermani ku rreth 1500 luftëtarë të tjerë janë aktualisht duke kaluar në stërvitje.

Takimi i së martës mes Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe 50 shteteve aleate do të zhvillohet virualisht për shkak se Austin është në rikuperim për shkak të komplikimeve të trajtimit të kancerit të prostatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit