Administrata në Shqipëri e privilegjuar, ka më shumë ditë pushimi se disa vende të Europës

Administrata në Shqipëri e privilegjuar, ka më…

Shqipëria është një ndër vendet në Europë që ka më së shumti ditë pishimi nga festat zyrtare. Plot 14 ditë, janë caktuar se ditë pushimi vjetore në Shqipëri, të shpërndara sipas festave. Në një analizë krahasimore, vendi ynë renditet pas Islandës që ka 16 ditë dhe Lituania me Letoninë që kanë nga 15 ditë. Kosova dhe Serbia kanë 11 ditë pushim nga festat zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8.

Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit. Ndërkohë numrin më të vogël të festave zyrtare e ka Libani me vetëm dy festa publike me pagesë në vit. Ndërsa Libia nuk ka pushime publike me pagesë.

Nëse i shtojmë këtu edhe 28 ditët e lejeve vjetore, rezulton se në total administrata publike, apo profesionet si mjekë, policë, mësuesë, zjarrëfikës etj, kanë 42 ditë pushime në vit, pa llogaritur ditët e fundjavave. Këto “privilegje” nuk i gëzon sektori privat në Shqipëri, punëtorët e së cilit kanë pushim një ditë në javë dhe 10 deri në 14 ditë leje vjetore për pushimet e verës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit