Administrata në Vlorë lë punën për të qenë pjesë e mbledhjes së Partisë Socialiste

Administrata në Vlorë lë punën për të…

Blendi Klosi ka thirrur në nëj takim urgjent në mesin e ditës së kësaj të hëne thuajse të gjithë drejtuesit e administratës në qytetin e Vlorës. Kryetarë bashkish, drejtorë, e përgjegjës të sektoreve të ndryshëm në këtë qark. Ndonëse në orarin e punës, ata kanë braktisur zyrat për të qenë “gati-tu” në zyrën e socialistëve në Vlorë.

Dyshohet se mbledhja është njoftuar nga Blendi Klosi i cili ka thirrur të gjithë administratën dhe drejtuesit e institucionet e bashkisë dhe të shtetit, për të bërë një raportim të gjithë listave të votuesve.

Kjo është një shkelje e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal, sa i takon shpërdorimit të detyrës. Mirëpo socialistët të pashqetësuar dhe me justifikime fëmijësh, kanë hyrë një e nga një në mbledhjen e partisë.

Gazetarja: Çfarë ëstë duke ndodhur pse është brenda selisë së Partisë Socialiste e gjithë administrata?
Blendi Klosi: Si je, mirë? Hajde se kemi një miting të madh me të rinjtë. Do vish me mua, se kemi ndeshje basketbolli. Hajde se kemi një ndeshje basketbolli, është super ndeshje. Të ftoj!

Gazetarja: Për çfarë je në mbledhje?

Istref Dobi (Drejtor i muzeut Kombëtar Pavarësia): Ohu, të lutem shumë tani. Na kanë thirrur tani. Unë jam drejtor dhe sot e kam ditë pushimi. Kam ardhur për qejf.

Gazetarja: Çfarë doni te selia e PS-së?

Francesko Muçaj (Drejtor i Shërbimit të Provës): Kam shtëpinë aty. Unë jam me raport mjekësor, sepse jam i sëmurë.
Gazetarja: Të gjithë drejtuesit e keni lënë sot për te selia?
Francesko Muçaj: Nuk jam te selia, e kam shtëpinë aty.

Gazetarja: O drejtor një pyetje, për çfarë raportuat brenda selisë së PS-së?
Ëngjëllush Avdulaj (Drejtor i Paraburgimit të Vlorës): Jo, unë vetëm sa kisha parkuar makinën te oborri. Isha këtu në një klinikë private.
Gazetarja: Është ora 11:00 duhet të ishit në punë.
Ëngjëllush Avdulaj: Të lutem, isha në një klinikë private.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit