Administratës i shtohet edhe një ditë pushimi, Dita e Alfabetit shpallet festë zyrtare

Administratës i shtohet edhe një ditë pushimi,…

Dita e Alfabetit në 22 nëntor është shpallur festë kombëtare. Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani i cili tha se Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit për futjen e 22 nëntorit në kalendarin e festave kombëtare. Kjo ishte paralajmëruar nga vetë Edi Rama gjatë Samitit të Diasporës që u mbajt në Tiranë në muajin nëntor të 2023.

“Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit shtimin e Ditës së Alfabetit, si një nga festat tona kombëtare, është ditë me simbolikë të veçantë. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në Kongresin e Manastirit zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në Samitin e Diasporës.”

Sipas të dhënave të publikuara nga Revista Monitor, shqipëria renditet një ndër vendet me më shumë festa zyrtare në Europë. Shqipëria është një nga vendet që ka ditë zyrtare pushimi në Europë, me 14 ditë gjithsej. Në rajon Kosova ka 11 ditë, Serbia ka nga 11 ditë, Maqedonia e Veriut 12 ditë, Bosnje Hercegovina 10 ditë, Mali i Zi 8 ditë. Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit.

Administratës të tejmbushur me patronazhistë i është shtuar edhe një ditë pushimi ku vetëm ditë pushimi në javë të përllogaritura në vit i shkojnë rreth 100 ditë pushimi pa llogaritur festat zyrtare gjatë vitit. Kjo është një farë shpërblimi që Rama po i bën punonjësve të tij për punën e palodhur të tyre në shërbim të kryeministrit ku në fakt duhej të ishin në shërbim të qytetarëve dhe jo të partisë në pushtet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit