Administratori i "Bana King", Trifon Murataj, shpallet në kërkim për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë

Administratori i “Bana King”, Trifon Murataj, shpallet…

Administratori i kompanisë “Bana King”, Trifon Murataj, 56 vjeç, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga autoritetet pas një incidenti të rëndë në ambientet e punës.

Ngjarja ndodhi në Durrës, ku një punonjës i kompanisë, A.G., 48 vjeç, pësoi dëmtime serioze në sy gjatë kryerjes së detyrave të punës. Sipas burimeve, mësohet se 48-vjeçari ka humbur shikimin në njërin sy si pasojë e incidentit.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës për këtë ngjarje.

Materialet procedurale mbi rastin janë dorëzuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës në Prokurorinë e Durrësit.

Pas publikimit të ngjarjes në media, institucionet përkatëse reaguan duke shpallur në kërkim Trifon Muratajn, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit