ADN-ja zbulon përdhunimin e 40 viteve më parë, autori pranon ngjarjen: Si i hyra në banesë 71-vjeçares

ADN-ja zbulon përdhunimin e 40 viteve më…

Teknologjia dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i hetuesve ka bërë të mundur zbardhjen e një përdhunimi të ndodhur 40 vjet më parë. Kenneth Wells, aktualisht 63 vjeç, është shpallur fajtor për një përdhunim të ndodhur në vitin e largët 1980, në atë kohë ai ishte 23 vjeç.

Më 6 nëntor të vitit 1980, Violet Brown, 71 vjeçe, u përdhunua në banesën e saj ku jetonte e vetme në Wilts të Anglisë. Kenneth Wells u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe mbeti i dyshuari kryesor, por kurrë nuk pati prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë dhe u la i lirë.

Kjo çështje u rihap pas një rihetimi të hollësishëm, si dhe duke përdorur teknologjinë e fundit të ADN-së, autoritetet ishin tashmë në gjendje të konfirmojnë se Wells është autori i ngjarjes. Atij iu vunë prangat sërish më 29 qershor të këtij viti, ndërsa të mërkurën u shpall fajtor dhe pranoi krimin e ndodhur 40 vjet më parë.

Për fat të keq, zonja Brown ndërroi jetë në vitin 1996 duke mos arritur ta shohë pas hekurave autorin e sulmit ndaj saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit