
Shpopullimi i vendit po vjen gjithmonë e në rritje, aq sa edhe adoleshentët nuk shikojnë si primare arsimimin, por emigrimin.
Gazetari britanik Zak Garner Purkis udhëtoi në fshatin e largët malor në veri të vendit, në Gostil të Kukësit, aty ku mblodhi mendimet e fëmijëve të shkollës për të ardhmen e tyre.
Një i mitur, i tha gazetarit britanik që sapo të mbushtë 16 vjeç do të largohet me gomone drejt Anglisë. “Do të shkoj në Angli kur të jem 16 vjeç. Të afërmit e mi më thonë se kur je nën 18 vjeç është më mirë sepse shteti të ndihmon pasi nuk je i rritur“.
Adoleshenti ka shumë të afërm që jetojnë dhe punojnë në Angli, shoku i tij i ngushtë ka 16 të afërm.
Është e lehtë të kuptosh pse djemtë tundohen të kalojnë kanalin shkruan gazeta pasi të mirat materiale atyre që kanë shkuar në Britani gjendet kudo në fshatin Gostil. “Xhaxhai im ndërtoi një shtëpi dhe bleu gjithashtu një Audi Q7 me vlerë 67,000 £” thotë një djalë duke ndezur Iphone-in tip i fundit që ja kishte dhuruar një i afërm në Angli. “Do të doja të kisha gjëra të tilla, gjëra të bukura dhe nuk kam asnjë mundësi nëse qëndroj këtu” shton më tej.
Nga ana tjetër, edhe mësuesit e shkollës kanë treguar arsyen se pse klasat po tkurren nga viti në vit. Largimi masiv ka bërë që numri i nxënësve të jetë shumë i ulët.
Rrjetet sociale që janë shumë të përdorura nga adoleshentët dhe të rinjtë, si Tik Tok-u dhe Instagram-i i motivojnë ne këtë drejtim, kur shohin nëpër video jetën luksoze të shqiptareve në Britani duke ngarë makina luksoze ndërsa në duar reklamojnë orët e shtrenjta. Djemtë i dinë mirë rreziqet e udhëtimit përmes kanalit me gomone, por janë kokëfortë për të ndërruar mendje. 13-vjeçari në fshatin Gostil tashmë po mëson anglisht në pritje të udhëtimit të tij në Britani të Madhe. I vetmi shqetësim është kostoja e udhëtimit që shkon në 4000 paund, por për gazetën “Daily Express” ai thotë se ka të afërm të tjerë në Angli që mund ta ndihmojnë në fillim me para borxh e për t’ia u kthyer më vonë.