
Dy adoleshentë kanë përfunduar në spital pas një aksidenti të ndodhur para pak minutash. Ata ishin duke udhëtuar me një mjet tip Benz që e drejtonte shtetasin R. S., 15 vjeç, teksa pasagjer kishte të afërmin e tij pasagjeri E. S., 16 vjeç.
Të miturit jetonin në Dobraç, teksa duke drejtuar mjetin pa leje në në lagjen Partizani, janë përplasur me murin e një banese. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.