
Një adoleshent të cilën doktorët i kishin dhënë vetëm pak muaj jetë, e përdori kohën e tij të mbetur duke mbledhur fonde për në 6-vjeçar nga qyteza e tij i cili vuante gjithashtu nga kanceri, me shpresë për të mundur sëmundjen.
Megjithse nuk e kishte njohur kurrë adoleshentin, Rhys u prek shumë nga situata e tij dhe bëri donacion 1,000 paundë nga kursimet e tij për krijimin e një rrjeti të mbledhjes së fondeve vullnetare, që i vogli të kurohej në Amerikë.
Mamaja e djalit tha se ai i dërgoi privatisht Jacob 1,000 paundë nga kursimet e tij, por ai dëshironte të bënte në shumë të madhe parash prandaj krijoi në faqe donacionesh online.
Gruaja tha:
“Zemra jonë ishte e copëtuar pasi po humbisnin djalin tonë, por dhe po shpërthente nga krenaria pasi megjithë diagnozën e tij ai mendonte për të shpëtuar të tjerët”.
Në mesazh e lënë në faqe, Rhys shkruante:
“Kur lexova për Jacob dhe luftën e tij, rinisja e kancerit më emëroi shumë. Unë e di që për mua nuk mund të bëhet asgjë, por si një nga dëshirat e mia të fundit, dua të ndihmoj Jacob dhe ta ndihmoj të luftojë sëmudjen e rëndë”.

