Adriana Matoshi zgjidhet aktorja më e mirë në Festivalin e Francës

Adriana Matoshi zgjidhet aktorja më e mirë…

Adriana Matoshi u zgjodh si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, njofton Insajderi.

Ky është edicioni i 5-të i këtij festivali që shfaq filmat e shteteve si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Në maj të vitit 2018, Matoshi ishte shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në “South East European Film Festival”, që është mbajtur në Berlin të Gjermanisë. Këtë çmim e fitoi me rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit.

/Insajderi.com

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit