Adriatik Llalla në spital për shkak të sëmundjes së rëndë, Apeli i Posaçëm tërhiqet për vendimin final ndaj tij

Adriatik Llalla në spital për shkak të…

Në seancën maratonë që po mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, trupa gjykuese ka rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse të ish-kryeprokurorit.

Në vendimin e ndërmjetëm që ka dhënë pak minuta më parë, trupa gjykuese rrëzoi kërksën për akt ekspertim për sëmundjen e Llallës, nga e cila vuan dhe ndodhet në regjim spitalor si dhe ekspertimet për vlerën e një banese, e cila u bë shkak për dënimin e tij.

Tashmë trupa gjykuese është tërhequr për dhënien e vendimit përfundimtar në ngarkim të ish-kryeprokurorit të cilin shkalla e parë e dënoi me 2 vite burg. Vetë Llalla nuk është i pranishëm në këtë seancë, pasi sipas avokatit ai është në spital për shkak të sëmundjes nga e cila vuan.

Gjatë mbrojtjes avokati Sokol Hazizaj pretendoi se procesi i hetimit dhe gjykimit ishte i paragjykuar, gjithashtu shtoi se Gjykata e Posacme është në kushte të moskompetencës për dosjen dhe vendimi është i pavlfshëm. Të pranishëm në seancën ndaj Llallës, ishin edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane, si dhe një tjeter i OSBE.

Ish -kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite burg. Gjykata po ashtu vendosi t’i konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit