Adrola Dushi/ Super modelja shqiptare ndan disa momente të veçanta nga ditëlindja e saj

Adrola Dushi/ Super modelja shqiptare ndan disa…

Sot një nga modelet më të bukura shqiptare, Adrola Dushi feston ditën e lindjes. Ajo ka zgjedhur që këtë moment ta kalojë me miqtë e saj më të mirë, pranë detit. Adrola ka zgjedhur një vend në jug të vendit dhe ka organizuar një festë mjaft të veçantë.

Pamjet i kanë ndarë miqtë e saj më të mirë, të cilët duket se janë argëtuar shumë. Me siguri këtë 27-vjetor modelja bukuroshe do ta mbajë mend gjatë.

Në një ditë speciale si e sotmja nuk ka munguar urimi i sinqertë nga mikja e saj e ngushtë, Kristina Baki.

“Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime të përhershme. Ta dua lumturinë dhe e tillë qofsh gjithmonë. Të dua shumë shoqe”, ka shkruar Kristina krah fotos ku shfaqet së bashku me Adrolën me bikini të zeza dhe lulet anash flokëve duke shijuar verën./Gazetaatdheu.com/

https://www.instagram.com/p/CB_AKQXFQZT/?utm_source=ig_web_copy_link

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit