Aeroplani në SHBA bën uljen e detyruar, pasagjeri kërcënon me thikë ekuipazhin

Aeroplani në SHBA bën uljen e detyruar,…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroplanin që fluturonte nga Cincinnati drejt Tampas në SHBA.

Aeroplani u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një person tmerroi pasagjerët duke i kërcënuar dhe rrezikuar jetën e tyre me një mjet prerës.

Ai kishte kërcënuar se do të godiste me thikë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplan. Nuk dihet ende se si ai ka arritur të fusë në aeroplan mjetin prerës.

Agresori u arrestua të premten mbrëma dhe avioni u ul i sigurt në Atlanta, ndërsa sipas linjës ajrore, nuk pati të lënduar në pasagjerë apo anëtarë të ekuipazhit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit